Sport

Ronaldo nuk përmbahet! God*t kundërshtarin dhe kërcën*n arbitrin, përjashtohet me karton të kuq. Lojtari rrezikon…

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 09 April 2024

Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje të errët në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë mes Al Hilal dhe Al Nassr.

Skuadra e CR7 u mposht me shifrat 2-1, me portugezin që ishte nga lojtarët më të dobët në fushë.

39-vjeçari, përveç se nuk mundi ta ndihmonte skuadrën e tij në sulm, nuk ia doli as të kontrollonte nervat teksa në minutën e 86 u përjashtua me karton të kuq.

Luzitani goditi me bërryl një prej kundërshtarëve me arbitrin që e ndëshkoi direkt me kartonin e kuq, duke e përjashtuar në këtë formë nga ndeshja. Por, Ronaldo nuk e la me aq pasi në nerva e sipër për pak sa nuk goditi dhe arbitrin.

Momenti kur Ronaldo i drejton grushtin arbitrit: https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2024/04/REPsuY6XXo5QzuES.mp4?_=1

-Advertisement-

Pamjet e Ronaldos që i drejton grushtin arbitrit kanë bërë xhiron në rrjetet sociale, me sulmuesin që rrezikon edhe një pezullim si pasojë e pamjeve filmike.

Momenti kur Ronaldo përplaset me kundërshtarin: https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2024/04/58oaR5FqOoza7l7v.mp4?_=2

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera