Sport

Ronaldo me një deklaratë egoiste për ‘Topin e Artë’

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 10 December 2018

Cristiano Ronaldo ka folur për fituesin e “Topit të Artë”.

Në një reagim për “Gazzetta dello Sport”, portugezi nuk fshehu egon e tij për të fituar çmimim më prestigjioz në rangun individual, shkruan KosovaPress.

“Të jem i sinqertë, unë mendoj se e meritoj ta fitoj çdo vit, për atë që bëj në fushën e lojës”, tha fillimisht Ronaldo.

-Advertisement-

5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka bërë me dije se nuk do të heqë dorë nga ky çmim duke premtuar se vitin tjetër do bëjë më mirë.

“Megjithatë Luka e meritoi plotësisht dhe i uroj suksese. Edhe vitin e ardhshëm unë do të jem mes pretendentëve, pasi punoj shumë për këtë”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera