Ronaldo: I lumtur për golin ndaj Milanit, shpresoj mos ta dënojnë Higuainin

Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 12 November 2018
Sulmuesi portugez realizoi golin e dytë në fitoren e Juves.
Juventusi mposhti Milanin me rezultatin 2-0 në takimin e zhvilluar në San Siro të vlefshëm për javën e 12-të të Serie A.
Golat e Mario Mandzukiq dhe Cristiano Ronaldos i siguruan fitoren e tretë radhazi skuadrës së Massimiliano Allegrit.
Në prononcimin pas ndeshjes për Sky Sport, CR7 ka deklaruar se ishte një fitore e vuajtur dhe se të luash në San Siro është gjithmonë e vështirë. Nuk ka munguar as komenti për kartonin e kuq të Gonzalo Higuain.
“Jam shumë i lumtur, sidomos për skuadrën, sepse të luash në San Siro është gjithmonë e vështirë”, tha Ronaldo.
“Të fitosh 2-0 në San Siro nuk është e lehtë. Ishte një fitore e rëndësishme, sepse Napoli mposhti Genoan të shtunën dhe ne duhet të ruanim distancën”.
“Situata e Higuain? I thashë të qetësohet, pasi po rrezikonte të dënohej për shumë ndeshje. Ai nuk bëri gjë, ai ishte i inatosur se po humbte lojën, kjo është kuptueshme dhe shpresoj të mos e dënojnë për shumë ndeshje”, u shpreh portugezi.

Të tjera
-
Dërguti: Edi Rama i vetmi që flet kundër padrejtësive të Hagës
Analistja Aida Dërguti në “Rubikon” në Klan Kosova, tha se në rrafshin diplom...
-
Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri
Jemi gati t’i japim tre votat tona për në Kuvend dhe jo t’i kërkojmë vend në ...
-
Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare bashkë me ato lokale, Cakolli shpjegon tri opsione kushtetuese
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), pas caktimit të 12 te...
-
Zafir Berisha largohet nga Nisma Socialdemokrate
Ish-deputeti Zafir Berisha, ka njoftuar se është larguar nga NISMA Socialdemo...
-
U ndalua nga Serbia, ish-polici i Kosovës dënohet me 1 muaj paraburgim
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu u ndalua...
-
Abazi: Kurti është i interesuar ta godas Faton Pecin, është rritur shumë për një paranojak si ai
Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-deputeti Haki Abazi ka ngritur akuza të rënd...
-
Energjia në treg të lirë: Ndikimi në çmimet e shërbimeve publike
Ndërsa zhurma më e madhe për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në...
-
OVL UÇK i dërgon letër Osmanit lidhur me vendimin për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Dhomave të Specializuara
OVL UÇK i është drejtuar me një letër presidentes Vjosa Osmani, për mandatin ...
-
Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, e ka vizituar sot kontin...
-
Kurti viziton përfituesin në veri: Gëzuar për sigurinë dhe jetën e re të familjes Haliti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Xhevdet Halitin, banor i lag...
-
Abdixhiku: Propozimi ynë për Qeveri të Unitetit u refuzua apriori – s’guxon bllokada e Kuvendit të jetë normalitet
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas refuzimit të thirrjes së tij p...
-
“Ukraina në NATO është e konfirmuar”, Rutte në Londër: Rruga drejt anëtarësimit, e pakthyeshme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte është shprehur se rruga drejt an...