Sport

Ronaldo flet pas eliminimit: Jam krenar me ekipin, nuk është koha të flas për të ardhmen time

Autori: Gazeta inFokus 00:29 | 01 July 2018
Cristiano Ronaldo ka folur për herë të parë pas eliminimi nga Kupa e Botës.
Kombëtarja e Portugalisë është eliminuar nga botërori pas humbjes 2:1 nga Uruguai në Sochi.

Ylli i Real Madridit, është deklaruar krenar me ekipin e Portugalisë, stafin teknik dhe federatën. Ai po ashtu ka folur edhe për të ardhmen e tij në ekipin kombëtar.

“Ne po largohemi me kokat lartë, si kapiten i ekipit, jam krenar për ekipin, stafin teknik dhe federatën”, ka deklaruar Ronaldo.

“Nëse do të vazhdoj me ekipin kombëtar? Tash nuk është koha për të folur për të ardhmen, por mendoj se kemi një grup të madh lojtarësh”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Cristiano Ronaldo është 33 vjeçar, dhe në botërorin e radhës që organizohet në Katar, do të jetë në moshën 37 vjeçare./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera