Sport

Ronaldo bëhet futbollisti me pagën më të madhe në histori

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 30 December 2022

Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht u prezantua sonte te klubi i tij i ri, Al-Nassr.

Klubi nga Arabia Saudite bëri të ditur se ylli portugez ka nënshkruar kontratë për 2 vite e gjysmë, shkruan Gazeta Express.

Kësisoj, Ronaldo do të jetë i lidhur me Al-Nassr deri në verën e vitit 2025.

-Advertisement-

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, 37-vjeçari është bërë futbollisti më i paguar në histori.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të fitojë afro 200 milionë euro në vit, duke përfshirë edhe marrëveshjen komerciale.

Vlen të theksohet se Ronaldo te Al-Nassr kaloi si lojtar i lirë, pasi Manchester United së fundmi kishte shkëputur kontratën me të. /

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy