Sport

Ronald Koeman i lumtur me fitoren e mbrëmshme të Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 17 December 2020

Barcelona mbrëmë mposhti Real Sociedadin në duelin e zhvilluar në kuadër të ligës spanjolle, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen që u zhvillua në ‘Camp Nou’ blaugranët arritën të triumfonin me rezultat 2-1.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i katalunasve, Ronlad Koeman, i cili është shprehur shumë i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tij dhe me fitoren e skuadrës.

-Advertisement-

“Ishte një fitore e rëndësishme dhe ne e meritonim atë”.

“Pjesa e dytë ishte pak më e vështirë sepse ata krijuan më shumë, por ne ishim kundër një ekipi të shkëlqyeshëm.”

“Ishte një lojë e hapur sepse kundërshtarët dinë të luajnë mirë. Por, duke parë këto mundësi, loja ishte e jona dhe fitorja ishte e merituar”, është shprehur tekniku holandez.

Pas kësaj fitore Barcelona gjendet në pozitën e pestë me 20 pikë, vetëm 6 sosh larg vendit të parë që aktualisht i takon Atletico Madridit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera