Sport

Ronald Koeman flet për të ardhmen e Messit

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 02 February 2021

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur për të ardhmen e Lionel Messit në ‘Camp Nou’, shkruan Gazeta inFokus.

Argjentinasi ka kontratë me blaugranët deri në fund të këtij sezoni, ndërkaq për shërbimet e tij kanë shfaqur interesim të jashtëzakonshëm Manchester City dhe Paris Saint Germna, që një herët janë dy klubet favorite për të blerë 33 vjeçarin.

As trajneri i katalunasve, Koeman, nuk është i sigurt për qëndrimin e Messit, gjithsesi vazhdon të besoj se ai nuk do të largohet.

-Advertisement-

“Unë besoj se ai ende është një lojtar i shkëlqyer dhe vazhdon të fitojë ndeshje për ne. Jam duke shijuar punën  si trajner i tij. Në çdo stërvitje ju mund të shihni cilësitë e tij, është i pabesueshëm. Ai erdhi në Barcelonë si fëmijë dhe nuk e shoh Messin të veshë një fanellë tjetër që nuk është e Barçës”, ka deklaruar tekniku holandez.

Kujtojmë që Messi ishte shumë afër largimit gjatë verës së kaluar, por krejt në fund vendosi të qëndroj edhe një sezon tjetër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera