Sport

Roma i jep ultimatum Leicesterit për Mahrezin

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 11 August 2017

Monchi ka konfirmuar se nuk do të bëjnë ofertë më të lartë për Mahrezin dhe se janë të gatshëm të heqin dorë nëse Leicester City insiston për një shifër më të lartë.
Drejtori i Romës, Monchi, ka insistuar se klubi nuk do të bëjë ofertë më të lartë për anësorin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez, që besohet të ketë qenë 32 milionë funte, por ishte refuzuar menjëherë nga klubi anglez.

Monchi ka thënë se Roma nuk do të tentojë të testojë më shumë “Dhelprat” pasi, sipas tij, “topi është në anën e Leicesterit”.

“Në konferencën e fundit për media unë kam thënë se kemi bërë një ofertë të drejtë, e cila ishte më e larta në histori të klubit. Nuk do të bëjmë oferta tjera”, ka thënë Monchi.

-Advertisement-

“Ne jemi sjell mirë duke biseduar me Leicester Cityn. Tani topi është në anën e tyre. Jemi duke pritur për përgjigje dhe jemi duke punuar në opsione tjera, por jemi të qetë sepse 90 për qind e kemi ekipin e kompletuar”, deklaroi më tej Monchi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera