Sport

Roma fiton ndaj Qarabag, rrëmben pozitën e parë në grup

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 27 September 2017

Roma ka shënuar fitore 2:1 ndaj Qarabag në udhëtim, për të rrëmbyer vendin e parë në Grupin C.

Skuadra e Romës ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Qarabag me rezultat 1:2, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golat për Romën në këtë takim i shënuan Manolas dhe Edin Dzeko, ndërsa për vendësit shënoi Pedro Henrique.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, i cili tregoi paraqitje shumë të mirë.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Roma mban pozitën e parë në grup me 4 pikë, ndërsa Qarabag mbetet e fundit me zero pikë. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera