Lajme

Rohde thirrje Qeverisë Kurti: Dëgjoni miqtë tuaj

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 05 July 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, foli sonte për masat e marra nga BE-ja dhe këshillat që ai i ka për Qeverinë e Kosovës.

Ai tha se nuk do ta kishte imagjinuar kurrë që të ulet dhe të flas për masa negative, teksa me sarkazëm tha se “më me qejf do të kisha folur për Ligën e Kampionëve”.

“Por mesazhi i kryeministrave të Holandës dhe Luksemburgut, por edhe mesazhi ynë, është dëgjoni miqtë tuaj dhe që nga 3 qershori nuk e kemi pranuar përgjigjen, për të cilën kemi shpresuar që është shtensionim dhe pastaj mund të kthehemi në fotografinë e madhe”, tha Rohde në Rubikon në Klan Kosova.

-Advertisement-

Sipas tij, 27 vendet anëtare të BE-së, nuk janë vetëm BE-ja, por sipas tij, ata janë fqinjët duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk mund ta imagjinoj se një izolim thuajse i plotë është izolim i shkëlqyeshëm dhe ky është mesazhi ynë. Ju lutem dëgjoni miqtë tuaj, kthehuni që t’i implementojmë marrëveshjet që janë rruga drejt normalizimit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera