Sport

Robin Krasniqi paralajmëron konferencë për media në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 14 October 2020

Robin Krasniqi që të shtunën u shpallë kampion botë në IBO dhe WBA në kategorinë e peshave gjysmë të rënda tashmë ka arritur në Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Boksieri nga Juniku nokautoi qysh në rundin e tretë gjermanin, Dominic Boesel.

Krasniqi tashmë është akomoduar në vendlindje dhe ka paralajmëruar një konferencë për media për ditën e nesërme në ora 11:00, në Swiss Diamond në Prishtinë.

-Advertisement-

“Rrugëtimi im në sport nuk do ishte i mundur pa juve. Gazetarë të dashur, faleminderit për çdo gjë që keni bërë deri sot. Nuk do ndahen këtu rrugët tona, madje besoj që duhet të punojmë fuqishëm në ngritjen e sportit në krijimin e Majlindave dhe Robinëve të rinj. Le ti japim përgjigje të gjitha pyetjeve, le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend”, ka shkruar Robin Krasniqi në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera