Sport

Robert Lewandowski shpallet lojtari më i mirë i vitit 2020 nga FIFA

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 17 December 2020

Në ceremoninë e mbajtur këtë të enjte në Zurich të Zvicrës, FIFA e ka shpallur futbollistin më të mirë të vitit 2020, shkruan Gazeta inFokus.

Lojtari më i mirë i vitit është zgjedhur sulmuesi i Bayern Munchenit, Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak ka mposhtur konkurrencën me Lionel Messin e Barcelonës dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit.

-Advertisement-

Lewandowski gjatë vitit 2020 shënoi me së shumti gola në Evropë dhe me Bayern Munchenin fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera