Rozë

Robert de Niro deklaron: Jam shqiptarë!

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 26 March 2018

Kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptar (si psh., për aktoren hollivudiane Sandra Bullock, lajm ende i pakonfirmuar nga ajo vetë), por që kjo të ndodhte për të famshmin Robert de Niro, nuk na kishte shkuar mendja.

Në fakt, pikërisht në natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij origjinën e përzier që ka.

Ndërsa bukuroshja Elisabetta Canalis me zor arrinte t’i përkthente pyetjet e moderatorit Gianni Morandi, Niro tha se prejardhja e tij është nga Siçilia, Italia dhe Shqipëria.

-Advertisement-

Po po, nga Shqipëria! Kaq ka mjaftuar që në të gjitha faqet shqiptare on line dhe sidomos facebook, ky të ishte lajmi i ditës

 

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy