Lajme

Rizvanolli thotë se masa për subvencionimin e energjisë është “tamam” me kohë

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 06 October 2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se janë tamam me kohë me masën e prezantuar për subvencionim të energjisë.

Rizvanolli në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se sezoni i ngrohjes sapo ka filluar dhe janë në kohë me masa.

“Sezoni i ngrohjes sapo po fillon, kështu që jemi tamam me kohë me këto masa”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Ndërkaq, tregoi edhe procedurën se si të aplikohet për të përfituar nga kjo masë.

Rizvanolli tha se procedura e aplikimit është online, përmes E-Kosova. Ajo tha se është shumë e thjeshtë, pasi në fazën e parë aplikanti fut të dhënat duke përfshirë të dhënat e faturës së energjisë dhe disa të dhëna të tjera bazike dhe ngarkon disa dokumente si kopjen e letërnjoftimit.

“I gjithë aplikimi bëhet online, faza e parë është automatike në kuptim që në momentin i plotëson të dhënat e merr përgjigjen nëse konsumatori i plotëson kriteret për të përfituar nga masa që ka përzgjedhur. Që nga ky moment ai mund të blejë pajisjen dhe pastaj ta sjellë faturën në ministri, ta nënshkruaj marrëveshjen me anë të secilës ndër të tjera zotohet që do ta mbajë atë pajisje në shtëpi për së paku tre vite dhe kjo do të jetë në dispozicion në inspektim për tre vite”, theksoi Rizvanolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera