Rizvanolli nga Forumi i Bledit: Jemi të parët në rajon me internet brezëgjerë
Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 02 September 2024
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është shprehur se Kosova është vendi i parë në rajon që ka mbulueshmëri në tërë rajonin me internet brezëgjerë.
Kështu u shpreh Rizvanolli në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.
“Ne si qeveri duam të fokusohemi më shumë në teknologji të matura. Ne si Kosovë jemi të parët në rajon që kemi mbuluar gjithë territorin me internet brezëgjerë, dhe e teta në Evropë”, u shpreh ministrja.
“Si e kemi arritur këtë është duke pasur synime targetuese, duke prodhuar grante të njëjta për sektorin privat, për të investuar në qytete të vogla dhe arena, ose edhe në fshatra, që nuk mund ta bënin vet ekonomikisht. Ne kishim mundësinë që vitin e kaluar ta lidhnim me internet fshatin e fundit në Kosovë. Ishte gjë e madhe që të komunikoje me familje përmes internetit”.
“Pa marr parasysh se nga vijnë njerëzit në Kosovë, ata kanë akses në teknologji të moderuar, dhe kjo është shumë e rëndësishme, dhe po bëhet edhe më shumë sa shkon koha”.
Rizvanolli foli dhe për formën e vaksinimit gjatë pandemisë me Covid-19, për të cilën tha se u bë më e lehtë, pikërisht me digjitalizimin e teknologjisë.
Po ashtu, ajo foli për përparësitë që u bënë në energji elektrike, pas krizës që ndodhi në Kosovë.
Më tutje, ministrja tha se edhe në arsim digjitalizimi i teknologjisë ndihmoi shumë, e kjo për furnizim me libra.
Të tjera
-
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Musliu publikon foton me Kadri Veselin: Uroj ta kemi së shpejti në mesin tonë, nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar fotografi me ish kreun e kë...
-
Operacioni “Kolonia”, kapen tre persona duke u marrë me shitblerje të drogës
Tre persona janë arrestuar dje më 14 shtator në kuadër të operacionit “Koloni...
-
Pas sùlmit, grupi i Radojiçiqit ishte strehuar në hotelin e Banjskës
300 metra larg Manastirit të Banjskës, mysafirët në hotelin “Rajska Banja” is...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit: Zgjedhjet lokale janë në tetor 2025
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë për RT...
-
Prishtina fajëson Beogradin si përgjegjës për gjendjen në veri të Kosovës
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla i bëri thirrje të shtunën komun...
-
Javën e ardhshme vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ...
-
Skenderaj: Ia plagosën qenin ankuesit, policia arreston dy persona
Dy persona kanë përfunduar në mbajtje pasditen e së shtunës për veprat penale...
-
Drejtori i Investimeve Kapitale në kryeqytet: Nga niveli qendror jemi penalizura për rreth 28.5 milion euro
Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka s...
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...