Rizvanolli: Marrëdhëniet me SHBA-të nuk janë dëmtuar, ato janë të shkëlqyeshme
Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 18 November 2021
Ministrja për e Ekonomisë Artane Rizvanolli, një fjalën e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se marrëdhëniet me MCC dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë rrezikuar dhe dëmtuar ato janë të shkëlqyeshme.
Rizvanolli tha se opsioni i ndërtimit të gazsjellësit nuk ehte përjashtuar por asnjë nga tri studimet e fizibilitetit nuk kanë qenë të përfunduar në momentin kur kemi vendosur që garantin e MCC ta shfrytëzojmë për diçka tjetër.
“Përkundër disa mendime që po dëgjoja gazi nuk është burim i ripërtrishëm energjia nga gazi nuk është energji e pastër. Kjo do të bëhet vetëm nëse është në interes të qytetarëve. Nëse përdoret ose jo gazi nuk do të ketë asnjë ndikim në marrëdhëniet tona me SHBA ose BE. Kriza energjetike është pikërisht për shkak të çmimit të gazit. SHBA dhe BE janë duke tentuar ta ulin përdorimin e gazit. Në diskutimet dhe bashkëpunimin që kemi pasur nuk ka qenë asnjëherë ky bashkëpunim i shtyrë nga kërkesat e kushtëzimet. Bashkëpunimi është i bazuar respekt të ndërsjellë. Prezantimi i çështjeve të gazit kinse ne po e kundërshtojmë jo vetëm që nuk janë të vërteta por as nuk i bëjnë nder shtetit të Kosovës e as SHBA-ve”.
Të tjera
-
Osmani takohet me shqiptarë në Halifax: Kudo, një copëz Kosove – e denjë, krenare dhe atdhedashëse
Presidentja, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Halifax të Kanadasë, u ta...
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...