Lajme

Rizvanolli e brengosur, Ngrohtorja e Gjakovës nuk e prodhon vetë biomasën ndonëse i ka pajisjet

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 10 February 2023

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është shprehur e brengosur që Ngrohtorja e Gjakovës nuk e prodhon vetë biomasën ndonëse i ka pajisjet e nevojshme.

“Ministria e Ekonomisë e ka subvencionuar Ngrohtoren e Gjakovës me 1.1 milion euro për biomasë gjatë dy sezoneve të kaluara”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

“Në takim me ngrohtoren shpreha brengën për faktin që ngrohtorja ende nuk e prodhon biomasën vetë përkundër faktit që i posedon pajisjet, si dhe për faktin që ende nuk e ka aktivizuar komponentën e kogjenerimi”.

-Advertisement-

Rizvanolli foli për domosdoshmërinë që këto çështje të zgjidhen nga ngrohtorja deri në sezonin tjetër.

“Në takim me Bordin dhe Menaxhmentin e Ndërmarrjes, si dhe Nënkryetarin e përfaqësues të Komunës së Gjakovës, ritheksova domosdoshmërinë që këto çështje të zgjidhen nga ngrohtorja deri në sezonën tjetër të ngrohjes, si dhe përkushtimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe gjithë Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’i ndihmojë ngrohtores në këtë drejtim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera