River-Boca, Tevez përgatit lamtumirën më të bukur të historisë së futbollit

Autori: Gazeta inFokus
16:05 | 08 December 2018
Një çështje për jetë a vdekje. Kështu mund të përkufizohet, në aspektin sportiv, “Superclasico” që do të luhet këtë të diel. Kush fiton do të mund të mburret për diçka që mund të mos përsëritet më. Kush humbet, siç ka thënë Mauro Zarate, do të bënte mirë të largohej nga Argjentina.
Madje, duke parë zhvendosjen gjeografike, të mos kthehet më. Por nga çfarë do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë lojtarët e Boca dhe Rover për të marrë në shtëpi Kupën Libertadores dhe lavdinë e përjetshme? Gjithçka, pak a shumë. Edhe të mos futen më në fushën e lojës dhe ta mbyllin kështu karrierën, në mënyrën më të mirë të mundshme. Absurde? Jo, nëse dëgjon Tevez.
“Apache”, lojtar simbol dhe tifoz i Boca Juniors, ka akoma edhe një vit kontratë me “Xeneizes” dhe ka lajmëruar se do të tërhiqet nga futbolli në fundin e 2019-ës. Por planet mund të ndryshojnë nëse skuadra e Schelotto-s do të fitojë “Superclasico”-n…
“Fitorja e kësaj kupe është ajo që më mban të përqendruar. Ideja se mund ta fitoj dhe të tërhiqem në momentin më të bukur është gjëja që dua më shumë në botë. Ëndërroj dhe shpresoj”. Fjalë këto që janë thënë në fillimin e kompeticionit, kur Tevez nuk mund tyë imagjinonte se ndeshja vendimtare do të ishte kundër Rover Plate. Gjë që e përforcon akoma më shumë bindjen e tij.
Sipas Infobae, “Apache” ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u tërhequr nga futbolli në rast fitoreje: “Nëse e fitoj përsëri, besoj se po, do të tërhiqem. Pas një fitoreje të tillë, nuk do të më mbetej asgjë për të cilën të luftoj. Është dëshira më e madhe”, ka thënë ish-sulmuesi i Juventus.

Të tjera
-
NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, Spanja thotë se heq dorë nga ky objektiv
Anëtarët e NATO-s ranë dakord të dielën për një rritje të madhe të objektivit...
-
Diplomati kryesor i Iranit mbërrin në Moskë për t’u konsultuar me Putinin pas sulmeve të ShBA-së
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur të dielën në Moskë p...
-
Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i ShBA-së...
-
Irani në OKB: Të gjitha akuzat e SHBA-së ndaj Teheranit janë të pabazuara – të motivuara politikisht
Ambasadori i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, tha se koha, natyra dhe shkal...
-
Këshilltari i Khameneit: Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar
Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar pavarësisht sulmeve të Sh...
-
Dy eprorëve të Policisë në Pejë iu caktohet masa e ndalimit të afrimit personit apo vendit të caktuar, pezullohen nga puna
Prekë Tunës, shef i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, dhe ...
-
Ky është 48-vjeçari që humbi jetën në një vetaksident në Lipjan
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fsha...
-
Dalin pamjet teksa B-2 po kthehen në Bazën Ajrore Whiteman në Misuri
Fox News ka publikuar pamje teksa bombarduesit B-2 po ktheheshin në Bazën Ajr...
-
Izraeli i vendosur të çojë deri në fund ofensivën/ Netanyahu: Sulme deri në shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi para gazetarëve se Izraeli ...
-
Ndërron jetë ish-komandanti i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së, Aziz Bardhi
Ka ndërruar jetë Aziz Bardhi, ish-komandant togu në Brigadën 114 të Zonës Ope...
-
Pilotët e B-2 kanë tualet, mikrovalë dhe një frigorifer gjatë fluturimit 37-orësh të bombardimeve në Fordow
Bombarduesit amerikanë B-2 të përdorur për të sulmuar fabrikën bërthamore të ...
-
Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së merr fjalën i pari në takimin në New York, ...