Rozë

Rita Ora thyen rekordin 30 vjeçar në Britani

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 08 October 2018

Kane mjaftuar vetëm 6 vjet që nga 2012 kur Rita Ora, këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, të hyjë në historinë e muzikës britanike, duke u bërë si këngëtarja me më shumë këngë “single” në dhjetë vendet e para të klasifikimit muzikor zyrtar të muzikës, UK Charts.

Rita Ora, me këngën e fundit “Let you love me”, thyen kështu një rekord të mbajtur prej 30-vjetësh, duke kaluar rekordin e ikonës së muzikës britanike Shirley Bassey.

Rita Ora do të nxjerrë albumin e saj më të ri “Phoenix” në fund të nëntorit, ndërkohë që nga qershori i vitit të kaluar pesë nga këngët e saj kanë qenë çdo herë në dhjetë këngët më të mira të klasifikimit të këngëve më të mira në Britani, të njohur si UK Charts.

-Advertisement-

Në një zhvillim tjetër, këngëtarja me origjinë shqiptare, sipas The Sunday Times të Londrës, bashkë me yje të tjerë të muzikës vendase si Ed Sheeran, Bob Geldof, Sting e etj i kanë dërguar një letër kryeministres britanike Theresa May, ku e paralajmërojnë për rrezikun e Brexit ndaj industrisë muzikore britanike, duke filluar nga turnet muzikore, shitjet, dhe legjislacioni për të drejtën e autorit.

Vitin e kaluar, industria britanike e muzikës pati një rritje prej 10 përqind, duke kapur shifrën e 92 miliardë stërlinave. Në letrën drejtuar Theresa May, ata paralajmërojnë se aksesi ndaj muzikës britanike do të sfumohet duke e shndëruar atë në një “burg kulturor”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera