Rozë

Rita Ora shijon pushimet me motrën dhe të dashurin në Australi

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 24 December 2021

Rita Ora është aktualisht në Australi për të xhirimet e “The Voice Australia 2022”.

Dhe këngëtarja shqiptaro-britanike me siguri e shfrytëzoi në maksimum motin përvëlues të vendit të dielën, teksa shijoi rrezet e diellit së bashku me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi, 46 vjeç dhe motrën Elena Ora në një plazh në Sydney.

31-vjeçarja dukej e pabesueshme teksa tregoi figurën e saj të trupit në një palë bikini jeshile fluoreshente me fije, e cila tregonte linjat e saj atraktive të trupit, shkruan DailyMail.

-Advertisement-

Këngëtarja mezi ishte në gjendje t’i përmbante asetet e saj të bollshme në numrin e vogël të bikineve që kishte veshur, duke e kombinuar pamjen e saj me një palë syze dielli të mëdha dhe një kapele bejsbolli ngjyrë jeshile.

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” u shfaq tepër e relaksuar teksa shtrihej në mjedisin piktoresk, ku nxori një libër me poezi të titulluar “The Sun and her Flowers” të autorit Rupi Kuar, ndërsa Taika u zhyt në oqean.

Ndërsa ndihej rehat në peshqirin e saj të plazhit, Rita tregoi gjithashtu një tatuazh të ri në kyçin e këmbës së saj të majtë.

Artistja shqiptare kishte bërë një tatuazh të ri me zemër ku në mes të saj ishte një ‘T’, e cila mund të jetë një shenjë e romancës së saj të lulëzuar me Taika Waititin – me të cilin besohet se filloi zyrtarisht lidhjen në mars të këtij viti.

Mjaft interesante, Taika gjithashtu duket se ka një tatuazh të ri – shkronjën ‘R’ në ijën e tij të djathtë, e cila mund të jetë dedikim për Ritën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera