Rozë

Rita Ora mbështet të viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 27 June 2018

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo po vazhdon me sukses të shfaqet në koncerte të ndryshme anembanë botës, ku po krijon atmosferë fantastike para publikut.

Por, pos projekteve të reja muzikore dhe koncerteve, ajo po rikthehet aktiviteteve që kanë të bëjnë me vendlindjen, Kosovë.

-Advertisement-

Në fakt, ajo ka takuar disa prej aktivisteve të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila mbështet të mbijetuarat e dhunës seksuale, nofton Zëri.

“Kam takuar disa prej aktivisteve që i ndihmojnë të dhunuarit seksual në Kosovë. Thellësisht u preka me rrëfimet e tyre. Jam krenare që mbështes kampanjën ‘Bëhu zëri im’ kundër diskriminimit të këtyre personave”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Rita krahas një fotografie teksa shihet duke bërë simbolin e shqiponjës me dy duar.

Kampanja “Zëri im” është përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ndërsa organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me Medica Gjakova (MGJ).

Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që 27-vjeçarja jep kontributin për Kosovën, ku vite më parë kishte pranuar të jetë “Ambasadore Nderi”.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore dhe do të mbajë një numër të madh të koncerteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera