Rozë

Rita Ora magjepsëse me fustan të kuq, merr vëmendjen në ndejën e Vanity Fair

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 05 March 2018

Rita Ora thuajse se asnjëherë nuk dështon kur është fjala për dukjet më të mira në evenimentet e të famshmëve.

Këngëtarja shqiptare është shfaqur përsëri magjepsëse në ndejën e përvitshme të ‘Vanity Fair Oscars’ që zhvillohet pas ceremonisë së Academy Awards.

-Advertisement-

27-vjeçarja i ka detyruar të gjithë ta kthejnë kokën me dukjen e saj mbresëlënëse.

Ylli i muzikës pop kishte veshur një fustan të kuq, të hapur në pjesën e dekoltesë dhe në pjesën e këmbëve.

Rita vazhdon të jetë rregullisht në qendër të vëmendjes, si në aspektin profesional, ashtu edhe gjatë paraqitjeve në evenimente të ndryshme.

Ajo e ka nisur fuqishëm vitin 2018, i cili pritet të jetë jashtëzakonisht i suksesshëm për karrierën e saj

Në këtë eveniment ka qenë e pranishme edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Bleona Qereti, e cila kishte ekspozuar shumë nga trupi i saj me një fustan me formë rrjete.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera