Rita Ora duket në top formë pas mbarimit të një seance të suksesshme stërvitjeje në palestër
Autori: Gazeta inFokus
10:59 | 25 May 2023
Ajo ka shkuar në palestër thuajse çdo ditë që kur arriti në Sydney përpara paraqitjes së saj në spektaklin “The Voice Australia”.
Dhe Rita Ora, 32 vjeçe, tregoi frytet e punës së saj ndërsa po shkonte në një seancë tjetër djersitjeje në Darlinghurst të enjten, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” ekspozoi barkun e saj me muskuj, me një veshje sportive shumë të dukshme me ngjyrë ulliri.
Ajo e përfundoi veshjen e saj me një pallto të zezë të qepur, çorape të kuqe me atlete dhe një palë syze dielli drejtkëndëshe.
Ylli me prejardhje shqiptare i kishte lidhur flokët e saj bionde, gjersa kishte aplikuar pak makijazh në fytyrë.
Rita gjithashtu i pëlqen ushtrimet e ‘Pilates’ dhe ka ndjekur disa klasa ushtrimi që kur mbërriti në Australi.
Përmes fotografive dhe videove, ajo ndan me ndjekësit e saj në Instagram momente nga stërvitjet e saj rraskapitëse në palestër.
Këngëtarja bën edhe ‘cardio’ dhe nuk e shtyn më veten ‘derisa të ndihet e sëmurë’.
Rita së fundmi detajoi se si ajo ka lidhur trupin dhe mendjen e saj së bashku me një video që e tregon atë në një klasën e ushtrimeve duke bërë ‘Reformer Pilates’ dhe një fotografi tjetër në të cilën ajo shijonte një koktej me barkun e saj të vënë në pah.
Në mbishkrimin e gjatë krahas postimit, ajo shkroi: “Vitin e kaluar deri më tani kam qenë në një udhëtim për të lidhur vërtet trupin dhe mendjen time. Unë i kushtoj shumë kohë vetes për t’u ndjerë e fortë fizikisht (duke punuar në formën time – qëndrimin – forcën)”.
“Unë jam gjithmonë një punë në progres, por nga ana tjetër lumturia vjen nga dashuria që kam për atë që bëj – ngrirja në shkretëtirë sepse të gjithë dëshironit më shumë pamje vizuale për të lavdëruar, zërin që stërvit disa vokalistë të jashtëzakonshëm”, theksoi artistja shqiptare.
Rita më parë i tha revistës Shape se i pëlqen të qëndrojë në top formë duke bërë stërvitje të vazhdueshme.
“Zakonisht stërvitem për një ose dy orë, në varësi të kohës që kam. Bëj tre qarqe dhe e përsëris atë tri herë. Më së shumti fokusohem te kofshët dhe barku im, kështu që bëj shumë ‘squats’ dhe ngritje peshash”, shpjegoi ajo.Ajo së fundmi mbërriti në Sydney me bashkëshortin e saj, regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi. Çifti u martuan gjatë verës, me Ritën që zbuloi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë.
Ajo tha në një intervistë të fundit për revistën Glamour: “Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua – mendoj se puna ime është e gjitha… është shumë e drejtuar nga vëmendja – doja ta mbaja private ceremoninë sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë të tilla”. 





T� tjera
-
Nuk u lejua takimi me të, vëllai tenton të shohë Jakupi Krasniqin nga ballkoni i shtëpisë
Sot është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment pre...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni Hetimor nis intervistimin e zyrtares për Barazi Gjinore në Pejë
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur i...
-
Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, ka aprovuar...
-
Vrasja në parkingun e Suharekës, Gjykata zbulon se si u qëllua viktima para bashkëshortes dhe vajzës së mitur
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Rrahman Hoti...
-
Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat
Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian kanë mbajtur në Prishtinë ...
-
Prishtina n’bërllok, Komuna u shkruan deputetëve: S’lejojmë të mbahet peng projekti për inate politike
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar sot se k...
-
Hoti i quan dështakë Qeverinë Kurti: Sot projekti i gazit amerikan mund të ishte në finalizim, me Kosovën e Re do të kushtonte 80 euro megavati
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen në sekto...
-
“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda...
-
Kurti i shpjegoi ikjet nga Kosova me gjendjen e keqe në dy fusha, parashikoi që arsimi mund të ndreqet për 10-15 vjet
Kryeministri Albin Kurti ka identifikuar dy faktorë kryesorë që, sipas tij, p...
-
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktu...
-
Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënime...
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...


































