Rozë

Rita e ekspozon gjoksin gjigant në këtë veshje

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 07 September 2020

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është ndër më të pëlqyerat për shkak të stilit të veçantë që ka.

Bukuroshja bionde deri kohëve të fundit ka qenë duke shijuar pushimet në Korfuz, ndërsa tani i është kthyer ‘normalitetit’.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka shpërndarë një album me fotografi, të cilat morën komente pozitive.

-Advertisement-

E veshur me një bluzë që i ekspozonte gjoksin, në pjesën e poshtë ajo është parë të mbante pantallona të thjeshta.

Sikurse edhe shumë herë të tjera, duart dhe qafa e saj ishin të mbushur me aksesorë prej ari, e disa prej tyre edhe me ngjyra.

“Diçka speciale për këtë të diel”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

Gjatë ditës së djeshme (e shtunë), Rita i është bashkuar fushatës së Digital Detox, për tu shkyçur nga rrjetet sociale me qëllim të mbrojtjes së shëndetit mendor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera