Auto&Tech

Riparimi i xhamit të pasmë të iPhone 8 kushton shumë shtrenjtë

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 27 September 2017

Për shkak të karikimit pa kabllo (wireless), Apple ishte detyruar të zëvendësojë panelin e pasmë prej metali me xham tek iPhonët e rinj, dhe me shtimin e xhamit, rreziku për thyerje është i lartë në rast të rënies së telefonit aksidentalisht.

Problemi i vetëm është se riparimi i panelit të pasmë nga xhami kushton më shumë se sa zëvendësimi i komplet ekranit, transmeton Koha.net.

Sipas AppleInsider, xhami i pasmë i thyer nuk mund të zëvendësohet me ekran të 29 dollarëve dhe në vend të kësaj, përdoruesit do të duhet të paguajnë 99 dollarë për “dëmin tjetër”, plus tatimin.

-Advertisement-

Pas dy incidenteve të dëmtimeve aksidentale, kostoja e lartë e zëvendësimit është ngarkuar e që është 349 dollarë për iPhone 8 dhe 399 dollarë për iPhone 8 Plus.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy