Sport

Rinovon me Man. City, Gabriel Jesus lumturon “live” nënën e tij

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 03 August 2018

Gabriel Jesus do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Cityt edhe për 5 vite të tjera. Sulmuesi brazilian rinovoi kontratën me kampionët e Anglisë deri në vitin 2023, lajm që u konfirmua nga vet klubi anglez.

Gabriel Jesus mbërriti të “Citizens” verën e vitit 2017, e gjatë këtij sezoni ka regjistruar një bilanc prej 24 golash në 53 ndeshje, duke qenë një prej elementëve kyç të Manchester Cityt në fitoret e kësaj skuadre të titullit kampion dhe të Kupës së Ligës.

E para që e mësoi lajmin për zgjatjen e kontratës së futbollistit dhe “Citizens” ishte pikërisht nëna e Gabriel Jesus. Futbollisti e mori në telefon dhe foli me të, teksa ishte duke bërë të gjitha veprimet që i përkasin procesit të rinovimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera