Lajme

Rinovohet amfiteatri i Gërmisë

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 26 November 2022

Ka një javë që Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës ka nisur punët për rinovimin e amfiteatrit në parkun e Gërmisë.

Në Komunë thonë se rinovimi që po bëhet është një hap i qëlluar, sepse kjo hapësirë shfrytëzohet mjaft shumë, sidomos gjatë stinës së verës.

Rinovimi i amfiteatrit po e gëzon edhe profesorin universitar, Ilir Muharremi.

-Advertisement-

Ky thotë se punimet që po bëhen duhet të jenë edhe në fushën e artit skenik, e mos të jenë vetëm për aktivitete sportive e koncerte, pasi hapësira do të mund të shfrytëzohet edhe nga studentë, përkundër largësisë.

Veç amfiteatrit, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, në emisionin “Ju Flet Prishtina”, ka paralajmëruar se brenda vitit të ardhshëm do të intervenohet edhe në ndryshimin e rregullimin e pishinës së Gërmisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera