Haradinaj: Deklaratat e Ruttes alarmante, ShBA-ja është garant i sigurisë në Kosovë, jo Evropa

Autori: Gazeta inFokus
22:44 | 12 March 2025
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka cilësuar si alarmante deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovës, Mark Rutte.
Haradinaj tha deklaratat e Rutte se Evropa po e rritë prezencën në Kosovë janë sinjal shqetësues për vendin, pasi SHBA-të duhet të jenë garantues i sigurisë në vend.
“Shumë njerëz nuk po i kuptojnë porositë, sekretari i NATO-s nuk është evropian, NATO është organizatë transatlantike, ai vjen në Prishtinë dhe flet për prezencë evropiane, duhet me ditë a është në rregull këtu, është hera e parë që thotë do ta rrisim prezencën e Evropës, më fal kënd e garanton Evropa?”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.
Haradinaj tha se Kosova është e sigurt falë prezencës amerikane, jo asaj evropiane, ndërsa shtoi se ndryshimin e politikave ndërkombëtare karshi Kosovës e kemi dhuratë nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
“Nuk është Evropa garanca e sigurisë, evropianët që 25 vjet flasin për ‘Eurocorps’ nuk kanë garantuar deri sot në siguri asgjë Evropa. Nuk jemi produkt i aftësisë së sigurisë së BE-së, e synojmë anëtarësimin në BE, por nuk kemi lindur falë veprimeve të sigurisë së evropianëve, por falë veprimeve të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s”, tha Haradinaj.

Të tjera
-
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë
Pas nënshkrimit të Deklaratës për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë d...
-
Berisha në Shkodër: Beteja për të shembur diktaturën e dytë dhe rindërtuar Shqipërinë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim të rëndësish...
-
Mospjesëmarrja e krerëve të shtetit në varrimin e Haxhi Thaçit, Musliu: Lavdia u takon UÇK-së e turpi qeverisë së Kurtit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkruar pas përfundimit të ceremonisë ...
-
Tejkaloi veturën e policisë në vijë të plotë në rrugën Ferizaj-Kaçanik, i merret për tre muaj patentë shoferi
Policia e Komunikacionit Rrugor ka identifikuar sot shoferin I.H (54 vjeç), i...
-
Nuk morën pjesë në varrimin e babait të ish-Presidentit Thaçi, flet Bekim Jashari
Sot është mbajtur ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-Preside...
-
U kërkua lidership i ri i LDK’së, vjen reagimi i parë nga Abdixhiku
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar për herë të parë pas shfaqjes së...
-
Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së
Ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Bolton ka komentuar ndër...
-
Trump deklarohet pas bisedës telefonike me Putinin
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë...
-
Katër persona arrestohen për “Lëndim të rëndë trupor” në Mitrovicën Veri
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Lë...
-
Maliqi: Specialja s’është e Kosovës, le të shihet se kujt i jep përgjegjësi e të dihet adresa e rrenës për trafik organesh
Tema e Gjykatës Speciale është kthyer në vëmendje përsëri, pasi Haga mezi ka ...
-
“Unë e lëshova një raport që e mundësoi ardhjen e Thaçit”, flet doktori i Haxhi Thaçit
Adriatik Berisha, doktori i Haxhi Thaçit tashmë i ndjerë, ka treguar në “Fron...
-
Edi Rama e bën për “pesë pare” një nxënës në Berat – kamerat regjistrojnë ligjëratën e tij
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda ...