Sport

Rinovimi i kontratës me Icardin, bëhet çështje te Interi

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 12 October 2018

Rinovimi i kontratës me kapitenin Mauro Icardi është shndërruar në një çështje te Interi, pasi ndonëse diskutohet prej muajsh, palët nuk kanë ende një marrëveshje të re për të firmosur.

Këtë e pranoi edhe Drejtori Sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio, i cili tha se rinovimi i kontratës së sulmuesit argjentinas është një kapitull që mund të mbyllet brenda disa ditësh, por ndoshta edhe brenda disa muajsh.

Kjo deklaratë e Ausilios konfirmoi se palët janë sa pranë, aq edhe larg, ndërsa mediat pranë zikaltërve deklarojnë se palët kanë arritur tashmë akordin për pagën e re të Mauritos.

-Advertisement-

Pika ku palët ndahen, është ajo e klauzolës së prishjes së kontratës, që aktualisht vlen vetëm për klubet jashtë Italisë, vetëm brenda datës 15 korrik dhe është 110 milionë euro.

Drejtuesit e Interit kërkojnë të heqin fare klauzolën e prishjes së kontratës, ose në të kundërt, të vendosin një tjetër që të jetë të paktën 180 milionë euro, duke parë edhe interesin në rritje ndaj Icardit.

Nga ana tjetër, stafi manaxherial i kapitenit të zikaltërve, kërkon që të ketë një klauzolë për prishjen e parakohshme të kontratës, por që vlera e saj të mos i kalojë 130 milionë eurot.

Koha kalon dhe marrëveshja mes palëve mund të zgjasë, pro e sigurt është që zikaltrit nuk kanë ndërmend të shkojnë drejt fundit të sezonit pa rinovuar kontratën me Icardin.

Kjo pasi nëse merkatoja e verës fillon me kontratën aktuale, zikaltrit rrezikojnë të humbin kapitenin dhe sulmuesin kryesor për vetëm 110 milionë euro, shumë të cilën janë gati ta paguajnë disa klube të mëdha europiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera