Lajme

“Rikthimi i fluturimeve Kosovë-Serbi, një hap i madh për biznesmenët”

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 22 January 2020

Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadez ka thënë në Bruksel se marrëveshja për krijimin e linjës ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit është një hap i madh, para së gjithash, drejt shkëmbimit më të madh, pra lëvizjes së lirë të njerëzve, dhe veçanërisht biznesmenëve për të cilët është i rëndësishëm komunikimi.

Oda Ekonomike e Serbisë dhe ajo e Kosovës kanë dalë me një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga kryetarët Marko Çadez dhe Berat Rukiqi, duke u bërë thirrje “autoriteteve të bien dakord pa vonesë në detajet e nevojshme teknike për rikthimin e fluturimeve”, raportojnë mediat serbe.

Komuniteti i biznesit, theksoi Çadez, është mirënjohës për vendimmarrësit politikë, udhëheqësit politikë në Beograd dhe Prishtinë, dhe posaçërisht Richard Grenellin, i cili udhëhoqi procesin për rikthimin e linjës direkte Kosovë-Serbi pas 21 vjetësh.

-Advertisement-

“Shpresojmë që kjo të hap dialogun për disa çështje të tjera që janë akoma të hapura, siç është çështja e taksës, e cila pengon normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës sot dhe janë vendimtare për rajonin tonë” tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera