Sport

Rikthime të rëndësishme për Panuccin

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 27 September 2017

Christian Panuci mund të buzëqeshë në prag të sfidave të fundit në grup për eleminatoret e boterorit Rusi 2018. Ndaj Spanjes dhe Italise trajneri kuqezinjve mund të ketë më në fund grupin e plotë dhe në formë të mirë.

Porta prej kohësh ka qënë e siguruar, madje në këtë periudhë mund të konsiderohet si reparti me konkurencën më të madhe. Etrit Berisha me Atalantën dhe Thoma Strakosha me Lacion po kalojnë një formë të jashtëzakonshme, duke qënë ndër më të mirët për ekipet e tyre. Lajme pozitive vijnë për repartin e mbrojtjes pasi kapiteni Ansi Agolli ka lënë pas dëmtimin dhe tashmë është i gatshëm për të luajtur. Elseid Hysaj është titullar i padiskutueshëm tek Napoli i Sarrit që po mrekullon jo vetëm në kampionat por edhe në Champions League.

Kalimi i Arlind Ajetit tek Crotone duket të ketë rezultuar deciziv për 24 vjecarin që është kthyer në një nga pikat më të forta të ekipit madje duke qënë sërish gjatë fundjavës së kaluar në formacionin më të mirë në Serine A. Ndryshe nga ekipi i tij që nuk po ecën si duhet Mergim Mavraj mbetet i njëjtë me paraqitjet e tij, ashtu si dhe Veseli, Gjimshiti, Memolla apo Balliu në Francë.

-Advertisement-

Në formën e duhur duket mesfushori Ledian Memushaj që tek Benevento mbetet lider i ekipit. Nëse në mesfushë mungesa e Kukelit për arsye kartonash mund të jetë problem në sfidën ndaj Spanjes, ai pritet të rikthehet në Loro Borici ndaj Italisë ku do të mungojë Amir Abrashi i dëmtuar. Alternativat në këtë repart janë të pakta ndërsa krejt e kundërta ndodh në sulm. Sadiku ka qënë titullar në ndeshjet e mëparshme, teksa për këto dy sfida pritet rikthimi i Cikalleshit si dhe Balaj, që ka lënë pas dëmtimin. Keto rikthime kanë sjellë buzëqeshje në fytyrën e Panucit që tashmë duhet të pregatisë në mënyrën e duhur mbylljen e këtij edicioni që do të kulmojë me sfidën ndaj Italisë në Loro Borici më 9 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera