Lajme

Rikthehen nga Ishujt Falkland ushtarët e FSK-së, priten nga familjarët dhe ministri Mehaj

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 10 February 2023

Ushtarët e FSK-së, të cilët ishin tashe dy muaj të bashkëvendosur me ushtrinë britaneze në Ishujt Falkland, janë rikthyer sonte në Kosovë.

Ata u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nga familjarët e tyre, gjenerali Bashkim Jashari dhe minstri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Bashkë-vendosjet e FSK-së me ushtritë e shteteve partnere, duke përfshirë këtu edhe bashkë-vendosjen tonë në Kuvajt me Gardën Kombëtare të Iowa-s, rrisin aftësitë operacionale të ushtarakëve tanë të cilat do u shërbejnë më pas për shërbime të mundshme në të ardhmen në misionet shumëpalëshe të paqeruajtjes” shkroi Mehaj në Facebook.

-Advertisement-

Ai shtoi se “rezultatet pozitive të ushtarakëve tanë nuk janë krenari vetëm për familjarët e tyre të cilët sot i pritëm me shumë emocione bijtë, bijat e bashkëshortët e tyre, por gjithashtu është krenari për gjithë popullin që sheh të rinjtë e këtij vendi teksa bartin aq denjësisht uniformën me shqiponjën dykrenare.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera