Lajme

Rihapja e Katedrales Notre-Dame, Haradinaj: Një nga simbolet më të mëdha të kulturës franceze dhe botës

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 08 December 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke shkruar për rihapjen e Katedrales Notre-Dame, tha se është një nga simbolet më të mëdha të kulturës franceze dhe botës.

Haradinaj është shprehur sot festohet rilindja e një monumenti të pazëvendësueshëm 850-vjeçar të qytetërimit.

“Sot, një nga simbolet më të mëdha të kulturës franceze dhe botës, Katedralja Notre-Dame në Paris po hap sërish dyert e saj pas një rindërtimi të madh. Me 18 maj 2018, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve te vendit u bashkuam me përpjekjet e popullit francez dhe vendeve mike për rindërtimin e saj me një donacion prej 20.000€. Një shumë simbolike e që hasi edhe në shumë kritika shkurt-pamëse të kohës, por që sot të gjithëve na bën të jemi krenarë që edhe ne si Kosovë jemi pjesë e familjes së kombeve të lira dhe të qytetëruara që mbeshtet dhe mbron vlerat e kulturës dhe trashëgimisë universale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera