Ridvan Berisha: Kurti nuk ka pasur dorë në shkarkimin tim, udhëheqësit e RTK-së më përdorën mua
Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 05 May 2021
Gazetari Ridvan Berisha ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se kryeministri Albin Kurti nuk ka pasur dorë në largimin e tij nga puna në Televizionin Publik. Ai thotë se ka punuar 20 vite që të jetë në pozitën ku ishte dhe se punën e tij e ka bërë me pasion. Tutje ai ka akuzuar disa udhëheqës të RTK-së se e kanë përdorur dhe ia kanë lënë fajin për shkatërrimin e saj.
“Jam në marrëdhënie pune me RTK-në. Jam redaktor përgjegjës. Unë jam në televizion që dhjetë vite. Mund të qëndroj para publikut dhe a ju pëlqej apo jo është zgjedhja e tyre. E bëj punën me pasion. E kam pasion stand-upin. I shikoj me pasion edhe zhanret e lajmit ën gazetari. Jam nga paslufta në media. Në 2004-ën jam për herë të parë diku tek Trazirat e Marsit. Titullin e parë e kam pasur redaktor të lajmeve të ditës. Ka pasur fukarallëk të lajmeve në treg. Pastaj kam qenë redaktor përgjegjës i lajmeve. Kryeredaktor tri vite. Për 20 vite më është dashur të bëhem redaktor. Njerëzit afër meje e dijnë se aspak nuk kam dashur përgjegjësinë. Unë emisionin e kam pasur qëllimin kryesor. Kam pasur një mini-incident dhe e kam pëlqyer mbështetjen e kolegëve. Kemi pasur probleme për një titull”, ka thënë ai.
Lexo Edhe:
Nisin hetimet për princin që vrau ariun më të madh të Rumanisë
“Por pas ardhjes së zotëri Kurtit, ushtruesi i detyrës së redaktorit ka pasur probleme për një titull të emisionit. Këtu filloi sherri. Pavarësisht qëndrimeve, e kam ftuar zotëri Kurtin në emisionin tim sa herë ka dashur. Nuk mund të bëhem i paburrë. Kurti nuk ka gisht në largimin tim. Për sqarim, nuk dua të flas për publikun e gjerë. Ka dy muaj e më tepër që i kam paralajmëruar kolegët e mi. Albin Kurti fare nuk ka pasur të bëjë me këtë punë. Nuk mund të hi në mendje të tij. Por jam pak burrë për të thënë se Albin Kurti nuk ka pasur dorë në këtë punë. Ka qenë makinacion i udhëheqësve të RTK-së, dhe kam informata të sakta se këta drejtues më kanë përdorur si djepin e shkatërrimit historik të RTK-së.”, shtoi ai.
Të tjera
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...