Sport

Rezultatet pas përfundimit të pjesëve të para në Kupën e Kosovës

Autori: Erion Maliqaj 13:21 | 09 December 2018

Nga ora 12:30, kanë nisur 4 ndeshjet e fundit të 1/8 se finales në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja kryesore po  zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku Trepça ’89 dhe Flamurtari po luajnë baras 0-0.

Duel tjetër interesant po luhet në Therandë, ku Ballkani është duke fituar më rezultat 3-0 kundër Gjilanit, më golat e shënuar nga Bled Bafitu në minutën e 9’ dhe  39 ‘, ndërsa golin e tretë e shënoi Visar Berisha në minutën e 43’ nga penalltia.

-Advertisement-

Në stadiumi “18 Qershori” në Klinë, po zhvillohet duelit ndërmjet Dukagjinit dhe Feronikelit. Pas 45 minutave të parë rezultati është i barabart 0-0.

Ndeshja e katërt po luhet në Hogosht ne mes skuadrave nga Liga e Parë, ku Kika dhe Istogu po luajnë baras 0-0 /Gazeta inFokus/

Rezultatet pas pjesëve të para:

Trepça ’89 0–0 Flamurtari

Ballkani 3–0 Gjilani

Dukagjini 0–0 Feronikeli

Kika 0–0 Istogu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera