Lajme

Rexhep Selimi reagon pas arrestimit të vëllait

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 02 March 2018

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, Ramadanit, bërë gjatë ditës së sotme.

“Po duket se hakmarrja filloi. Ta shohim deri ku po shkojnë me montime rastesh sikur ky qe po e shoh ne media.  E kam pritur…”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 18:00 i njëjti është shoqëruar në stacion policor pasi sulmoi një pjesëtar të policisë.

-Advertisement-

“U arrestua për shkak se grushtoi personin zyrtar dhe nuk përfilli urdhrave të policit. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”, thuhet në sqarimin e organeve të sigurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera