Lajme

Rexhep Selimi i thotë Daut Haradinajt: Ruaji ata deputetë çka i ki more

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 12 October 2020

Shefi i deputetëve të AAK-së, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar se grupi i tyre parlamentar do të rritet shumë shpejtë.

Ai ka thënë se shumë shpejt do t’iu bashkohet një deputet.

I pyetur nëse do t’ia marrin ndonjë deputet NISMA-s, Haradinaj ka thënë ka shumë deputetë qoftë nga Vetëvendosje, apo partive tjera që janë të pakënaqur.

-Advertisement-

Por shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka mohuar kategorikisht që deputetë të partisë së tij do t’i bashkohen partisë së Ramush Haradinajt.

“Me kalu një deputet nga VV në AAK, po pse në AAK, çka po lypin atje. Po është ndoshta hajgare, por veç nëse e marrin Doniken prapë. Nuk ka asnjë arsye që një deputet, apo dikush me ju bashkuar AAK-së, cila është perspektiva me ju bashku AAK-së. Ruaji ata çka i ki more, po më duket pak marketing. Ku ka arsye me lëshu VV-në, subjektin më të drejtë”, tha Selimi në T7, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se deputetët e VV-së në këtë parti pse ata e kanë zgjedhur vet, nuk janë ardh aty nga ndejat pas darkës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera