Lajme

Rexha flet nga veriu: Kemi mbetur në një lokal, serbët e maskuar po hedhin bomba me benzinë ndaj KFOR-it

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 29 May 2023

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka thënë se në një lokal në veri të Kosovë janë strehuar ai bashkë me rreth 30 gazetarë të tjerë shqiptarë dhe serbë, pas zhvillimeve dhe tensioneve të fundit.

Në një postim në Twitter, Rexha teksa publikoi një fotografi nga lokali ku po qëndron, u shpreh se serbët e maskuar po hedhin bomba me benzinë drejt ushtarëve të KFOR-it.

“Me rreth 30 gazetarë, shqiptarë dhe serbë kemi mbetur në një kafe afër ndërtesës së komunës. Serbët e maskuar po hedhin bomba me benzinë drejt forcave të NATO-s gjatë gjithë kohës”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera