Revoltë te Bajerni, 4 lojtarë duan shkarkimin e trajnerit

Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 06 November 2018
Barazimi në shtëpi kundër rivalëve modestë të Frajburgut e thelloi krizën e Bajernit të Mynihut, i dyti në Bundesligën gjermane me 4 pikë diferencë nga kryesuesja Borusia Dortmund.
Ky barazim befasues e shtoi edhe më shumë presionin te Kovac, në sezonin e tij debutues te klubi bavarez.
E përditshmja gjermane “Kicker” shkruan se 4 lojtarë të skuadrës së parë: Mats Hummels, Arjen Robben, Franck Ribery dhe Thomas Muller janë të zhgënjyer me metodat e trajnerit kroat dhe kanë kërkuar shkarkimin e tij. Minutazhi i lojtarëve në fjalë këtë sezon është reduktuar nga Kovac, për shkak të rotacioneve të shpeshta.
Ajo që shqetëson më shumë tifozët dhe drejtuesit është mungesa e lojës dhe gabimet elementare në prapavijë. Shumëkush mendon se yjet e ekipit bavarez janë në perëndim, por ka të tjerë që mendojnë se trajneri kroat nuk është në lartësinë e kampionëve të Gjermanisë.
“4 fantastikët” janë pagëzuar lojtarët e revoltuar për drejtimin e Niko Kovac. Thomas Muller, Mats Hummels, Arjen Robben dhe Frank Ribery e kanë ngritur zërin në hierarkinë drejtuese, duke kërkuar ndryshime sa nuk është vonë.
Në fundjavë, në Bundesligën gjermane Bajern do të luajë ndaj Borusias dhe një humbje potenciale do të përkthehej në një dramë sportive me diferencën 7 pikë. Para sfidës me verdhezinjtë, bavarezët impenjohen në Champions, ndaj AEK-ut të Athinës.

Të tjera
-
Deputetët e VV-së regjistrohen nesër në Kuvendin e Kosovës
Deputetët e rinj të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) do të regjistrohen nesër në Ku...
-
Cilat produkte pritet të preken nga rritja e çmimeve në Austri pas tarifave të Trump?
Ndërsa BE-ja përgatitet të vendosë tarifa hakmarrëse ndaj një game të gjerë t...
-
Trump: Presidenti kinez është i zgjuar dhe ne do të bëjmë një marrëveshje të mirë
“Xi është një djalë i zgjuar dhe ne do të përfundojmë duke bërë një marrëvesh...
-
Demhasaj: Kurti nuk hyn në seancë pa e ditë që i ka numrat, nuk don me dalë keq
Analisti Arton Demhasaj u shpreh i bindur se Albin Kurti nuk hyn në seancë pa...
-
Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, vidhen një shumë e konsiderueshme parash
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Fushë Kosovë. ...
-
Koalicion PDK-VV? / Përgjigjet deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në “Politiko” nuk e ka mohuar ...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell gjatë...
-
Deputetja e re e PDK-së sqaron spekulimet për fotografinë afër Kurtit në Kaçanik: I qëndroj besnike partisë sime
Deputetja e re e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kosovare Murseli, ka r...
-
Dërguti: Sjellja e Kurtit ndaj LDK-së, tipike e një dhunuesi
Analistja politike, Aida Dërguti, ka thënë se sjellja e kryeministrit në dety...
-
Mustafa: Dallime janë arsyeja se pse LDK-ja i tha jo takimit me VV-në
Gjatë të hënes Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ia ka dërguar nj...
-
“Ferronikeli” ndal punën deri në fundvit, redukton prezencën e punonjësve
Ndërmarrja “Newco Ferronikeli”, i ka njoftuar punëtorët e saj se pas një peri...
-
Koalicioni i ri i Gjermanisë me lajm jo të mirë për kosovarët që synojnë punësimin në shtetin gjerman
Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perënd...