Lajme

Reuters: Vuçiq pranon kompromisin me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 09 Gusht 2018

Agjencia e famshme britanike e lajmeve, Reuters ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është i gatshëm për kompromis me Kosovën.

Sipas Reuters, Vuçiq do të pranojë kompromisin në përcaktimin e kufirit me Kosovën vetëm për një arsye, që Serbia të plotësojë kushtin e fundit për bashkimin në BE.

Gjithnjë sipas kësaj agjencie, politika serbe e udhëhequr nga Vuçiq do të kërkojë dhe do të arrijë autonomi më të madhe për enklavat serbe në Kosovë, mbrojtjen e manastireve ortodokse dhe kompenzime financiare për objektet industriale e energjetike që politika serbe i cilëson si prona të saj.

-Advertisement-

Reuters potencon se Vuçiq do të ketë kundër ideve të tij Kishën Ortodokse Serbe dhe politikanët nacionalistë serbë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy