Lajme

Reshitaj: Për terapi të COVID-19 duhet të përdoren paratë e gjobave

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 17 November 2020

Deputetja nga radhët e AAK’së, Albena Reshitaj, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar që të mblidhen deputetët për të votuar projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike, shkruan Gazeta inFokus.

‘Unë jam profesioniste shëndetësore, përtej politikës në këtë situatë, duhet të punojmë së bashku dhe asnjëherë të mos e politizojmë situatën. E mira e të mirës kish me qenë që ne si gra deputete të iniciojmë që të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, sepse janë fëmijët e nënave tona që janë duke e pësuar më së shumti. Dhe mos harroni se edhe fëmijët janë duke pësuar në mësimin online, e ne edhe aty duhet të ndihmojmë me kritika të shëndosha, sepse pasojat do ti bartim të gjithë ne si shoqëri, e jo si grupe parlamentare apo parti politike’, tha Reshitaj.

Ajo ka thënë se duhet të shfrytëzohet buxheti i akumuluar nga gjobat ndëshkuese për sigurinë e terapisë për familjet të cilat nuk kanë mundësi që të paguajnë terapinë kundër Covid-19./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera