Lajme

Republika e Kosovës dhe Republika e Lituanisë nënshkruajnë Marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 27 January 2021

Sot në Stokholm, u nënshkrua Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal. Nga pala kosovare, marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorja e Kosovës në Suedi znj. Shkendije Geci –Sherifi.

Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, Republika e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave ka bërë përpjekje serioze në inicimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me disa vende, veçanërisht me anëtarët e BE-së.

Deri më sot, Kosova ka nënshkruar 17 Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë prej të cilave 15 kanë hyrë në fuqi.

-Advertisement-

Sot u nënshkrua edhe marrëveshja me Lituaninë ndërkohë që është inicuar marrëveshja e njejtë edhe me Estoninë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera