Lajme

Rëndohet aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, caktohen katër seanca ndaj tyre

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 03 May 2022

Aktakuza ndaj katër drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, pritet të rëndohet me akuza të reja që iu referohen krimeve që pretendohet të jenë kyera në fshatrat Semetishtë e Budakovë të Suharekës dhe në konviktin e Gjilanit, njofton Klankosova.tv.

Anekset e aktakuzës, sipas faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, u dorëzuan nga Prokuroria e Specializuar e kryesuar nga Jack Smith. Kjo, pasi pasi gjyqtari i procedurës paraprake, më 23 dhjetor 2021 e aprovoi kërkesën për akuzat e reja, ndërsa u konfrimua edhe nga Gjykata e Apelit, pas ankesës së mbrojtjes.

Kësaj të fundit, do t’i duhet tani kohë shtesë për shqyrtimin e materialeve të ofruara bashkë me amandamentimtet e aktakuzës, pjesë të mëdha të të cilave janë të redaktuara për publikun.

-Advertisement-

Për këto anekse të reja të aktakuzës, Dhomat e Specialzuara kanë caktuar katër seanca ku të akuzuarit do të deklarohen për fajësinë.

Anekset e aktakuzës i gjeni në këtë vegëz:

https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e980b976a3&doc_type=stl_filing_annex&lang=eng&fbclid=IwAR1-QWLBGiRSCBHts0qoezAOzM1pvNNX_AgeH9Unoe31KqMCZFxGdRLzYUM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera