Rëndësia jetike e kalciumit përgjatë gjithë jetës, produktet ku gjendet
Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 17 May 2021
Marrja e sasisë së duhur të kalciumit çdo ditë është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të kockave gjatë gjithë jetës.
Informacione Bazë Mbi Kalciumin
Kalciumi është një nga mineralet më të domosdoshme në organizëm. Ai është i nevojshëm për enët e gjakut, funksionet e muskujve, komunikimin nervor, hormonet. 99 përqind e kalciumit që gjendet në organizëm ruhet në kocka dhe dhëmbë dhe pjesa e mbetur përdoret për funksionet e lartpërmendura. Gjatë gjithë jetës, kockat i nënshtrohen një procesi të vazhdueshëm rimodelimi dhe kalçiumi përthithet dhe depozitohet në kockat e reja ose aty ku ka më shumë nevojë. Ekuilibrat mes përthithjes dhe depozitimit të kalciumit ndryshojnë në varësi të moshës. Përthithja është më e lartë në fëmijëri dhe adoleshencë ndërkohë që pas kësaj periudhe përthithja dhe depozitimi i kalciumit është i ekuilibruar.
Sasia e Nevojshme Ditore E Kalçiumit
Duke qenë se kalciumi nuk prodhohet në organizëm ai duhet marrë kryesisht nëpërmjet ushqimit. Sipas të dhënave disa ushqime në veçanti plotësojnë shumë prej nevojave ditore për kalcium. Qumështi dhe produkte të tjera të bulmetit janë shumë të pasur me kalcium. Megjthatë, kalciumi gjendet edhe tek brokoli, arrorët, produktet e sojës, barishtet e ndryshme dhe në veçanti tek spinaqi.
Ekspertët thonë se sasia ideale ditore e kalciumit duhet të jetë 1,000 miligramë. Kjo sasi mund të merret mjaft mirë duke pasur një regjim të balancuar ushqimor. Një gotë me qumësht apo me kos ofron 300 miligramë kalcium. Të moshuarit ose njerëzit e prekur nga osteoporoza kanë nevojë për më shumë kalcium. Këtë nevojë ata mund ta plotësojnë duke marrë edhe suplementë shtesë.
Njerëzit që nuk kanë tolerancë të lartë ndaj laktozës apo produkteve të bulmetit, mund të marrin 400 deri në 500 miligramë kalcium në ditë. Rrjedhimisht në këtë rast nevoja për suplement është e pashmangshme. Megjithatë, nuk duhet abuzuar me suplementët e kalciumit. Ekspertët rekomandojnë që në këto raste të merret vetëm një kapsulë në ditë, sipas rekomandimit të mjekut./AgroWeb
Të tjera
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...