Sport

Remzi Ejupi paralajmëron lojtarët e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 29 March 2020

Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, që ndodhet në Frankfurt të Gjermanisë, ka thënë për Klan Kosovën se do të jetë vështirë për të gjitha klubet që t’ua sigurojnë pagat lojtarëve, shkruan Gazeta inFokus.

“Nuk është e lehtë në këtë situatë. Ne nuk kemi marr asnjë vendim për paga. Të gjithë lojtarët i kanë kontratat dhe ne duhet ti respektojmë. Duhet të jemi solidar njëri me tjetrin në këtë kohë të vështirë. Nuk shtrohet pyetja se sa dhe si do të paguhen. Primare është ta kalojmë këtë situatë, e pastaj vijnë pagat dhe të tjerat”, ka thënë Ejupi.

Sipas Ejupit, Prishtina i ka kaluar të gjitha krizat që ka pasur dhe do ta kalojë edhe këtë.

-Advertisement-

Ai ka kërkuar ndihmë nga Federata e futbollit e Kosovës, në mënyrë që klubet ta kalojnë krizën financiare.

Ejupi mendon se me 200 mijë euro ndihmë, mund të ia dalin klubet në këtë krizë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera