Remi edhe sot këmbëngul për koalicion të PDK-së me VV-në: Kosova ka nevojë për vendim, jo për zvarritje
Autori: Gazeta inFokus
11:14 | 25 August 2026
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi, është duke këmbëngulur për një koalicion në mes të PDK-së dhe VV-së së Albin Kurtit.
“Edhe sot, politika nuk po gjen guximin të vendosë, ndonëse në vitet e fundit VV kanë vota të mjaftueshme në Kuvend për të ndërtuar institucionet.
Atëherë, pse ende nuk po vendoset? A mungojnë votat, apo mungon guximi për të marrë përgjegjësinë? Kosova ka nevojë për vendim, jo për zvarritje”, ka shkruar ai. /Indeksonline/
Ai ka publikuar një artikull të para disa vitesh:
25 Gushtë 2017 / Gazeta Tribuna
Rrustem Mustafa- ka shprehur keqardhje me nivelin politikë të shpërfaqur në ditët e fundit, duke vendosur inatet politike përpara atyre shtetërore.
Ai ka thënë se në në vend të garimit se kush është më hero apo më keqpërdorues, liderët e partive politike duhet të vendosim prioritetet për Qeverinë në ardhje…
Mustafa në një prononcim për Tribuna Channel ka thënë se liderët politikë duhet të bëjnë hapin e parë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar
“Procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në vendin tonë, duhet të jetë i pa kompromis, në mënyrë që shpejt dhe sigurt të shëndrrohet në prioritet numër një të shoqërisë, institucioneve dhe shtetit si tërësi. Krimet duhet adresuar pa pikë fleksibiliteti, dhe pa dallim.
Të fillojmë duke adresuar krimin e organizuar dhe korrupsionin si hapi i parë dhe kritik, për t’i hapur rrugë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe funksionim të shtetit sipas normave evropiane.
Tërë pasuritë e përfituara apo asetet e përvetësuara/uzurpuara në mënyrë jo-legale duhet t’i kthehen pronarit legjitim- shtetit. “ ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar gjithashtu se pasuria e pa merituar e të gjithë atyre që përfituan jo ligjshëm duhet ti kthehet shtetit.
“Krahas dënimeve meritore, konfiskimi i pasurisë është masa më e mirë ndëshkuese për pasurinë e përfituar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Njëherë e mirë të çrrënjosim këtë fenomen shkatërrues, duke i kthyer vendit dinjitetin e merituar.” Ka thënë Mustafa

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...
































