Sport

Rekordet që theu mbrëmë Rodrygo me het-trikun në Champions League

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 07 November 2019

Rodrygo është njeriu i momentit.

Talenti 18-vjeçar brazilian i Real Madridit ka realizuar het-trik në Champion League në fitoren 6-0 të Real Madridit kundër Galatasaray, raporton Gazeta Express.

Me këto tre gola, ai ka hyrë në libra të historisë të Real Madridit dhe të UEFA Champions League.

-Advertisement-

Rodrygo është bërë lojtari i parë sipas ‘OptaJoe’ që shënon dy gola të njëpasnjëshmi më së shpejti në histori të Champions League (4’ dhe 7’).

Ai gjithashtu u bë lojtari i dytë më i ri në histori të Realit dhe Champions League që shënon het-trik në Ligën e Kampionëve. (18 vjet e 301 ditë) duke e kaluar  Ëayne Rooney (18 vjet e 340 ditë).

I pari vazhdon të jetë ish-sulmuesi dhe legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales, me (18 vjet e 133 ditë).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera