Sport

Rekordet nuk kanë fund, Messi kalon legjendën Pele në kombinimin mes golave dhe asisteve

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 26 October 2022

Lionel Messi në këtë sezon padyshim ka vendosur të risjellë edhe njëherë në skenë versionin e tij më të mirë, atë që dikur shfaqte në Camp Nou teksa aktivizohej me Barcelonën. Argjentinasi është duke u argëtuar me PSG dhe në ndeshjen e Champions League ndaj Maccabi Haifa-s ishte autor i një performace fantastike. Sulmuesi shënoi dy gola si dhe asistoi dy herë në triumfin e jashtëzakonshëm 7-2 të parizienëve.

Falë këtyre shifrave, 35-vjeçari regjistron një tjetër rekord dhe kalon një legjendë si Pele. Bëhet fjalë për kombinimin mes golave dhe asisteve, teksa Messi shkon në shifrën e 1127 rasteve kur është përfshirë në realizimin e një goli. Legjenda braziliane ishte ndalur në shifrën 1126.

Ndërkohë, në moshën 35-vjeçare është shndërruar edhe në lojtarin më të vjetër në historinë e Champions League që realizon dy gola dhe dy asiste brenda një 90-minutëshi. Rekordet nuk janë rastësi, pasi Messi po zhvillon një sezon të mrekullueshëm dhe deri më tani ka realizuar 11 gola si dhe ka fiksuar 12 asiste në 16 paraqitje sezonale me PSG.

-Advertisement-

Me siguri në Argjentinë, trajneri Lionel Scaloni po “fërkon duart” pasi për të triumfuar në Kupën e Botës, kombëtarja albiceleste ka nevojë padyshim mbi të gjitha për kontributin e numrit 10.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera