Sport

Rekord i zi i Arsenalit

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 01 January 2022

Skuadra londineze Arsenal e ka hapur vitin 2022 jo në mënyrën më të mirë të mundshme.

Skuadra e Mikel Artetas pësoi humbje sot me rezultat të ngushtë 2:1 kundër kampionit anglez Manchester City.

Arsenali për më shumë se gjysmë ore lojë ishte me një lojtarë më pak në fushë, pas ndëshkimit me dy të verdhë, respektivisht me karton të kuq të mbrojtësit brazilian Gabriel në minutën e 59’ të ndeshjes.

-Advertisement-

Në fakt, në minutën e 57’ Gabriel ndëshkohet me të verdhë pasi që në shenjë proteste e shqelmon pikën e bardhë të penalltisë, kurse dy minuta më vonë ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje në Gabriel Jesus.

Ky karton i kuq i Gabriel ka bërë histori, pasi që Arsenali bëhet skuadra e parë angleze që është ndëshkuar plot 100 herë me kartonë të kuq në Premier Ligën angleze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera