Lajme

Rekomandimet nga Konferenca e 9-të ndërkombëtare “Vlerësimi i sigurisë rrugore-sfidat dhe mundësitë”

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 03 February 2023

1.Pas aprovimit nga Qeveria e Kosovës të Strategjisë multimodale në transport, të vazhdohet me miratimin e akteve të nevojshme juridike për të mbështetur edhe sigurinë rrugore si pjesë e kësaj strategjie.

2.Qeveria e vendit të themeloj Agjencinë e sigurisë rrugore dhe të përkushtohet për hapjen e mundësive të bashkëpunimit të qëndrueshëm me institucionet e fushës nga vendi dhe më gjerë.

3.Inkurajimi dhe domosdoshmëria e futjes në përdorim të teknologjive të reja për t`a bërë lëvizjen e qytetarëve më të përshtatshme, sidomos nëpër mjediset urbane.

-Advertisement-

4.Krijimi i hapësirave të reja të destinuara për ecje, çiklizmin dhe motivimi i qytetarëve për përdorimin e transportit alternativ dhe transportit publik, duke ndikuar direkt jo vetëm në uljen e aksidenteve por edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës.

5.Zhvillimi i konceptit “SMART CITY” dhe aplikimi i transportit të mençur si dhe zgjerimi i investimit edhe në resurset humane.

6.Vlerësimi i sigurisë rrugore është proces i pashmangshëm edhe për rrjetin rrugor në Kosovë duke filluar nga faza e projektimit, ndërtimit dhe të vazhdohet me mbikëqyrjen periodike të rrjetit rrugor, në mënyrë që numri i aksidenteve në rrugë të mbahet në minimum. Kërkohet nga Qeveria e Kosovës “të përshpejtojë procedurat e hartimit të legjislacionit kombëtar duke u bazuar në direktivat ndërkombëtare për menaxhimin e sigurisë rrugore dhe të zotohet në bashkëpunim në sigurimin e fondeve financiare të dedikuara për këtë qëllim.

7.Të intensifikohet bashkëpunimi institucional me IRU Academy me seli ne Gjenevë për të promovuar edhe më tutje zhvillimin profesional të shoferëve në transportin rrugor në vend.

8.T`i kushtohet më shumë rëndësi aftësimit të shoferëve të kategorive bazë dhe kategorive profesionale dhe të punohet në harmonizimin dhe njohjen e këtyre trajnimeve në nivelin regjional dhe ndërkombëtar si kusht i rëndësishëm për integrimin në BE.

9.Të ngritët përgjegjësia në Qendrat e testimit të kandidatëve për patentë shofer për shkak të faktit se rreth 30% të aksidenteve në vend janë vet aksidente dhe kryesisht janë të përfshira moshat e të rinjve. Adresimi i kësaj çështje është e natyrës urgjente, sepse ka të bëjë direkt me shpëtimin e jetës së qytetarëve të vendit.

10.Të studiohen në detaje shkaktarët kryesor dhe kontribuuesit tjerë të gjitha aksidenteve në trafikun rrugor sepse kjo do të ishte një masë konkrete ndikuese në përmasimin efektiv të sigurisë në rrugë.

11.Të punohet në përpunimin për përmirësimin e cilësisë së të dhënave për aksidentet rrugore, si dhe modernizimin e pajisjeve për rregullim, kontrollim, mbikëqyrje, identifikim dhe dëshmim të kundërvajtjeve në trafikun rrugor, po ashtu në digjitalizimin e sistemit dhe ndërlidhja e tij me institucione e tjera.

12.Të intensifikohet bashkëpunimi në pasurimin dhe rifreskimin permanent për “hartën e rrezikut nga aksidentet”, fillimisht në mes Policisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), duke zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit edhe me ministritë përkatëse, komunat dhe institucionet tjera partnere.

13.Të fillohet sa më shpejt “Star Rating” i rrugëve ku janë të vendosura shkollat në vend, sidomos për rrugët që gjenden në hyrje-dalje të shkollave. Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS është licencuar nga Programi Evropian i Vlerësimit të Rrugëve EuroRAP/iRAP, si udhëheqës kombëtar për shtrirjen e këtij programi në vend dhe në rajon. Hyrje-daljet në objektet parashkollore dhe shkollore duhet të janë të siguruara që të evitohet rreziku gjatë lëvizjes së fëmijëve. Shumica e institucioneve parashkollore dhe shkollore (posaçërisht zonat urbane) ballafaqohen me këto probleme infrastrukturore!

14.Aktivitetet e nisura nga viti 2013 si një punë e përbashkët në mes MASHTI-it, Policisë së Kosovës, Komunave, AMRKS, Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë dhe institucioneve tjera, duhet të vazhdohen dhe zgjerohen me nxënës nëpër të gjitha nivelet e shkollimit në të gjitha shkollat e vendit, në kuadër të projektit kombëtar “Siguria në rrugë”.

15.Pajisja e shkollave (SHFMU-ve) me kabinetet e trafikut (ndërtimi dhe shenjëzimi) i poligoneve në mjediset shkollore, të cilat do të ishin në funksion të aftësimit të nxënësve për mësimin e drejtimit të biçikletës. AMRKS dhe Akademia Tempulli kanë marrëveshjet përkatëse te nënshkruara me ministritë e ngarkuara për këto çështje si MASHTI, MMPHI dhe MPB por duhet vullneti politik për implementimi e tyre.

16.Bashkëpunimi me shkollat në kuadër të klubeve të karrierës, do të mundësonte trajnimin, vlerësimin e arritshmërisë së nxënësve në pjesën teorike dhe praktike dhe nxënësit e suksesshëm do të pajiseshin me vërtetime për ngasjen e biçikletaveDakordimi i institucioneve (arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse) për sigurimin e fondit për zhvillimin e aktiviteteve për sigurinë në rrugë, promovim, informim, hulumtim, trajnime, gara, shërbime konsulentë, testime teorike dhe praktike, fletëpalosje, katalogë, vizatime, broshura, aktivitete mësimore dhe jashtë mësimore, etj. Krijimi i këtij fondi me pagesë simbolike nga të hyrat nga pagesa e policave të sigurimit të detyrueshëm, nga taksat rrugore me rastin e regjistrimit të automjeteve, p.sh. pagesa prej 1.00 euro në këtë fond do ti dedikohet projektit kombëtar “Siguria në rrugë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera